Limaj ndërmjet ‘minutës së fundit’ dhe ‘rrethimit sikur në luftë', nga zyrat e partive, për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Do t'ia dal - NACIONALE

Limaj ndërmjet ‘minutës së fundit’ dhe ‘rrethimit sikur në luftë', nga zyrat e partive, për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Do t'ia dal

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në Debat Plus, folur në lidhje me mundësitë e tij për garën e 28 dhjetorit. Ai foli për takimin me Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, të cilin tha se e vlerëson, e për ‘mundësinë e humbur’ nga PDK, për bashkëpunim me të, përçka i tha se i duhet vetëm një minutë.

Megjithatë, ai foli edhe për ‘minutën e fundit’ të dorëzimit të listave, që ndodh nesër, por edhe për ‘rrethimin’ që i është bërë atij nga disa zyre në Prishtinë, e mundësisë si oposion i fundit për të garuar i vetëm.

Çka tha Limaj?

Gjithmonë ka hapsirë, aty te minutat e fundit. Por, është opsion edhe të shkomë vetëm, si opsion i fundit natyrisht. Me z.Abdixhiku jemi takuar, kam pa deshirë te ai të bëjë diçka ndryshe. Ka vlerësimin tim për mënyrën se si ai e sheh Kosovën. Por nuk kemi mundur që të arrijmë marrëveshje. Ndoshta, ishte shumë herët, sepse kemi për të thyer disa barriera, kot, të së kaluarës. Por na mbetet të punojmë për të ardhmën për këto.” – tha ai.

Ndërkohë për bashkëpunimin me PDK-në, tha se i duhet vetëm një minutë. Por edhe vullnet nga lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën tha se vet e pagëzoi me këtë emër, dhe se se ka telashe por nder të garoj me llogon e saj.

“Mendoj që për të ndërtu diçka të përbashkët unë dhe PDK na duhet vetëm një minut, sepse themeluesit e Nismas, ishin edhe themelues të PDK-së, kemi të njejtat ideale, të njejtat qendrime. Prandaj, nëse ekziston vullneti, po them, do të na duhej veç një minut. Dua ta shpreh falënderimin tim, të qindar e mirjëra njerëzve e nga themelues të PDK-së, nga deputetët actual të PDK-së, nga prirës të UÇK-së e nga qyteatarë, që kanë shprehur dëshirën e kanë kërkuar që të ndodh një bashkëpunim me PDK-në. Dua ta shprehi mirënjohjen time për ata njerëz. Besoj edhe z.Hamza është përballur me të njejtën situatë sikur unë këndej. Unë nuk kam mundur që të mos e dëgjoj këtë kërkesë. Unë jam rahat me siglën e PDK-së, sepse vet e kam propozuar emrin PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS” – tha Limaj.

Limaj, në Tv Dukagjini, ka folur edhe për situatën e tij në luftë, duke përmendur rrethimin në malet e Berishës nga ushtria serbe, për t’ia dalur më pas, e për t’i mbrojtur civilët. Ai ka krahasuar këtë situatë me ‘rrethimin’ e sotëm nga partitë politike, por që ka thënë se do t’ia dal sërish.

Shikoni, unë du me qenë me veten, pavarësisht pallavërgjive. Nuk mundem me u pajtu me këtë formë të qeverisjes. Për dikun është e mirë, sepse 40% ia kanë dhanë votën, por kjo s’do të thotë edhe unë të shkoj andej. Kosova nuk është në rrugën e duhur, me këtë qeverisje. Prandaj duhen koalicione. Po krijohet një situatë që i vetmi ndryshim në vend mund të bëhet duke e votuar Nismën për ta kaluar pragun. Me këtë grupe të tjera, situtata mbetet e njejt. Është hera e parë në histori që dikush e fitoi Malishevën pa balotazh, hera e parë në histori, pra ishim ne, këtë vit, prandaj kam besim edhe në zgjedhjet e përgjithshme. Unë jam njeri i sfiduar në jetë, kam pasë sfida por ua kam dalë atyre, sepse kam besu. Në ofenziven serbe në Malet e Berishës, ishim të rrethuar, patëm oferta për t’u tërhequr, nuk u tërhoqa me shoktë e mi, nuk u prek asnjë civil aty. 85 mijë banorë civil su prekën, sepse për tri javë qëndruam me shoktë e UÇK-së. Andaj edhe në këtë situatë, krejt ju që mbani me krenari llogot e UÇK-së, ta dini se mua më kanë rrethuar tash disa njerëz të padukshëm, nga disa zyre, dhe unë ju ftoj të gjithëve, më ndihmoni. Ndihmoni Komandantit që të dal nga ky rrethim.” – u shpreh Limaj.

Lajme të ngjashme