Limaj: Kurti po e rikthen Rezolutën 12/44 në veri - NACIONALE

Limaj: Kurti po e rikthen Rezolutën 12/44 në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas Kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në pjesën veriore të vendit po kthehet Rezoluta 12/44 dhe se kjo është tamam objektivi ruso-serb për veriun. Krejt kjo, tha ai, për shkak të politikave që ka zgjedhur të ndjek Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Çështjen e sigurisë e ka marrë KFOR-i me kompetenca, me çfarë mandati? Me rezolutën 12/44 . A e dini sa puna është bërë që shefi i UNMIK-ut që të mos shfaqej në Prishtinë ditën kur do të shpallej pavarësia. Këta miq tanë sa kanë bërë përpjekje atë ditë, çfarë do të ndodhtë që emisari i UNMIK-ut ta bënte të pavlefshme, a e dini që ka mundur ta bëjë. U zhduk ai, si u zhduk nga shkoi? Sepse partnerët tanë u interesuan të na japin pavarësinë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme