Limaj: Kosova vulën e shkatërrimit e ka nga 14 shkurti
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar Qeverinë dhe kryeministrin, Albin Kurti të cilin e ka quajtur të papërgjegjshë.
Limaj për Ekonomia Online ka folur edhe për Asociacionin që sipas tij, është më i dëmshëm se ai i vitit 2015 dhe se tash me marrëveshjen aktuale, Asociacioni ka kompetenca ekzkutive.
Ai ka thënë se Kosova për dy vite është shkatërruar në të gjitha aspektet dhe për këtë vulën e ka qeveria Kurti.
“Kosova ra viktimë e atij narracioni të aventuristëve, të njerëzve që kurrë nuk ju ka dhimbur për fatin e vendit të tyre, dolën ma patriot se ata të cilët kishin sakrifikuar për këtë vend. Gjitha këto sollën atë qe e kemi sot, për dy vite kemi arritur për një mend të shkatërrohet krejt çka është ndërtuar edhe në aspektin diplomatik, ekonomik, social në këtë vend. Kjo është arritur që Serbia të fitoj një marrëveshje që e pa imagjinueshme ka qenë para tre apo pesë viteve. Është arritur që të bëhet një deziintegrim total të veriut, ajo që për 10 vite ishte investuar për integrimin e asaj pjese për një vite është shkatërruar. Vula e atij shkatërrimi është bërë me zgjedhjet e fundit. Në çdo sektor publik të Kosovës kemi degradim, përmbysje.” – ka thënë ndër të tjera ai.
