Limaj: Kosova opozitare duhet ta ndalë kursin e gabuar të kësaj qeverie
Lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka folur për gatishmërinë e NISMA-s për formimin e një fronti opozitar të përbashket.
Limaj, në intervistën në 'Pressing' pohoi se kanë motiv dhe dëshirë që të punojnë së bashku për të krijuar një opozitë e cila do të ndihmonte vendin për, siç ka thënë ai, "ta ndalur kursin e gabuar të kësaj qeverie".
“Kosova opozitare ka nevojë me gjet një rrugë e me ndihmu vendin. Qekjo Kosova opozitare duhet me ndal kursin e gabuar të kësaj qeverise, si? A munden vet atë? nuk munden vetë, a mund të koordinohen? Po, ka shumë pika që mund të koordinohen, prandaj edhe ideja jonë rreth dickaje të tillë e ka pas këtë qëllim që rrugës të koordinohem që ta ndërprejmë këtë rrugë të qeverisë, me ndihmu qverinë në kritikat e tyre." - ka deklaruar Limaj.