Limaj i përgjigjet Kurtit: Nuk besoj që ka thënë diçka të re
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, nuk i ka komentuar shumë qëndrimet e djeshme të kryetarit të VV-së, Albin Kuti, i cili ka thënë se Albulena Haxhiu do të jetë kandidati për kryetare të Kuvendit.
Para fillimit të seancës së sotme, ai ka thënë se Kurti nuk ka thënë diçka të re.
“Nuk besoj që ka thënë diçka të re”, ka thënë Limaj, duke shtuar se vendit i duhet një shumicë e re parlamentare.
“Vendi duhet me pas një shumicë parlamentare. Nisma e ka ofrua një mundësi , që ne besojmë me qenë të përgjegjshëm për faktin se vendi duhet me pas institucione, pavarësisht si e qysh bëhen. Partitë politike në fund të ditës secili e jep përgjegjësin e vet dhe pozicionin e vetë”, ka thënë Limaj.
Ai është shprehur i bindur se Kosova shumë shpejt do t`i ketë institucionet.