Limaj i jep pak optimizëm VV-së: Fillimet i kanë vështirësitë e veta
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, është shprehur optimist se mund të ketë zhvillime pozitive në të ardhmen.
Limaj tha se vështirësitë i kanë fillimet e veta, por që sipas tij, shumë shpejt do të përfundojnë.
“Fillimet i kanë vështirësitë e veta, sot është bërë hap i rëndësishëm me votimin e raportit. Ishte veprim absurd ajo që ndodhi për ato dy ditë. E panevojshme. Tanimë jemi deputet. Shumë shpejt edhe këto tjerat do të përfundojnë. Mbetet që të konstituohet Kuvendi”, tha Limaj.