Lezhë: U nis t'i vriste politikanët me arsyetimin se “ia nxinë jetën”, parandalohet - NACIONALE

Lezhë: U nis t'i vriste politikanët me arsyetimin se “ia nxinë jetën”, parandalohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një 36-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Lezhë, pasi iu gjet në makinë një arsenal i tërë armësh.

Siç thuhet në njoftimin e Policisë së shtetit shqiptar në Facebook, i njëjti kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë.B

Pasi u kap nga Policia, 36-vjeçari deklaroi se ishte nisur të vriste politikanët e Lezhës me arsyetimin se “i kishin nxirë jetën”, shkruan Abcnews.

Njoftimi i Policisë së Shqipërisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Lavazhi".
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale.

Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera.

Arrestohet në flagrancë 36-vjeçari që i mbante në automjet ndërkohë që qarkullonte në qytetin e Lezhës.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe nga familjarët e një 36-vjeçari që po qarkullonte në qytetin e Lezhës, me një automjet në të cilin mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat kishte paralajmëruar se do kryente një krim të rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Lavazhi" duke angazhuar shërbime të shumta policie.

Lajme të ngjashme