Leposaviq: Protestuesit fillojnë ''Lojërat sportive të punëtorëve 2023''
Protestat në Leposaviq po vazhdojnë edhe sot, ku protestues serbë po kërkojnë largimin e kryetarit të sapozgjedhur Lulzim Hetemi.
Pikërisht pranë vendit ku qëndrojnë ushtarët e KFOR-it, territor i rrethuar me tela e gjemba, serbët e Kosovës kanë filluar lojëra sportive ‘’Lojërat Sportive të Punëtorëve 2023’’.
Janë duke u zhvilluar gara në futboll, pikado e shah, e për nesër është planifikuar një garë volejbolli- raporton Kosovo Online.
Në këtë periudhë të vitit në Leposaviq organizohen ‘’ Lojërat sportive të punëtorëve’’, ku punëtorët e institucioneve të qytetit garojnë në sporte të ndryshme.
Garat sportive të punëtorëve në leposaviq janë të 45-at me rradhë, ndërsa këtë vit organizator është ‘’Organizata e Sportit dhe Turizmit’’ të Leposaviqit.