Lëndohen dy person në Prizren si pasojë e djegies së një shtëpie
Një shtëpi në Prizren është përfshirë nga zjarri.
Si pasojë kanë pësuar lëndime dy persona, një grua dhe një burrë të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite relevante dhe se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.
Thuhet se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Rr. Asllan Berisha, Prizren 07.02.2023 – 05:47. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në rrethana të pa njohura, shtëpia e tij është përfshirë në zjarr. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, lëndime kanë pësuar një femër dhe një mashkull kosovar të cilët janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.
