Lekaj takon banorët e disa fshatrave të Gjakovës: Më 9 shkurt do të dalim fitues përsëri
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka vazhduar aktivitet e tij elektorale, duke takuar banorët e disa fshatrave të Gjakovës.
Para këtyre banorëve, ai ka vlerësuar se gjithë karrierën politike e ka bërë bashkë me ta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj është shprehur i bindur se do të del fitues edhe në 9 shkurt.
“Bishtazhin ❤️ Marmull ❤️ Fshaj ❤️ Ujz ❤️ Jemi rritur në politikë falë mbështetjes tuaj, po vazhdoj të rrugëtoj me ju dhe gjithmonë do të jem me ju. Faleminderit që jemi bashkë 🙏 Më 9 shkurt do të dalim fitues përsëri, bashkë!”, ka shkruar Lekaj.
(Pjesë speciale e marketingut)