Lekaj: Raportet e Kosovës me SHBA-në janë themeli i lirisë sonë
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka vlerësuar se raportet e Kosovës me ShBA-të janë themelit e lirisë së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se është tronditëse që veprimet e njëanshme të Albin Kurtit i kanë shtyre ShBA-të të pezullojnë dialogun strategjik me Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se ky është një paralajmërim serioz për të mbrojtur interesin shtetëror.
“Raportet e Kosovës me SHBA-në janë themeli i lirisë sonë. Pa Amerikën, sot nuk do të kishim shtetin që kemi. Prandaj është tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura dhe të njëanshme të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë më të madh të reagojë kaq ashpër. Ky nuk është vetëm një dënim politik, është një paralajmërim serioz për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për të ruajtur miqësinë jetike me SHBA-në”, ka shkruar ai.