Lekaj: Në Suharekë Aleanca ka dëshmuar qeverisje të suksesshme - NACIONALE

Lekaj: Në Suharekë Aleanca ka dëshmuar qeverisje të suksesshme

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lejak, ka marrë pjesë në tubimin e AAK-së në Suharekë, ku lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët e kësaj partie për deputetët nga kjo komunë.

Lekaj ka lavdëruar qeverisjen e AAK-së në këtë komunë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Aleanca në këtë qytet ka dëshmuar qeverisje të suksesshme.

“Mbrëm ishim në Suharekë, aty ku Aleanca ka dëshmuar qeverisje të suksesshme. Një shembull konkret i ndryshimeve të prekshme dhe zhvillimit ekonomik që buron nga përkushtimi dhe puna. Urime Kryetar Bali, Albana, Driton, Kimete dhe Mensur!”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme