Lekaj me Haradinajn: Besimi në Aleancën është i jashtëzakonshëm, më të gatshëm se kurrë për fitore
Pal Lekaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zhvilluar një seri takimesh zgjedhore në disa fshatra, të cilit iu bashkua edhe Daut Haradinaj.
Lekaj tha se besimi në AAK-në “është i jashtëzakonshëm” dhe se janë “më të gatshëm se kurrë” për fitore më zgjedhje.
Postimi i Lekajt:
Sonte në Bec, Zhdrell, Doblibare, Qerim e në Lugbunar, na pritën qytetarë të shumtë që e kërkojnë ndryshimin e qeverisjes në Kosovë.
Në këto takime na nderoi me prezencë edhe gjenerali e miku im i kamotshëm, Daut Haradinaj, që i jep frymë ndryshimit të madh.
Besimi në Aleancën është i jashtëzakonshëm dhe qytetarët janë më të gatshëm se kurrë për fitoren e 28 dhjetorit.
129 është krah teje!