Lekaj: Gjakova dëshmoi edhe një herë mbështetjen e madhe për Aleancën - NACIONALE

Lekaj: Gjakova dëshmoi edhe një herë mbështetjen e madhe për Aleancën

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në tubimin e djeshëm në Gjakovë.

Ai ka bërë me dije se Gjakova edhe një herë dëshmoi mbështetjen për AAK-në dhe Ramush Haradinajn.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Gjakova është rreshtuar krah Aleancës.

“Gjakova krah Aleancës! Atmosferë e jashtëzakonshme dhe mbështetje e madhe sot në Gjakovën tonë për numrin 129 dhe Aleancën. Me kryetarin e Kryeministrin e ardhshëm, Ramush Haradinaj shpalosëm planet tona për katër vitet e ardhshme, për Kosovën në NATO, me ekonomi të fortë e në shërbim të të gjithë qytetarëve. Gjakova ime, edhe sonte e tregove fuqishëm që je krah nesh, krah Aleancës. Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme