Lekaj: E ndjej që diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve. - NACIONALE

Lekaj: E ndjej që diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ftuar diasporën që të votojë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se e ndjen që diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve.

“Diasporë e dashur, Për këto vite jemi takuar shpesh bashkë. E di që secili prej jush më ka kontaktuar për të më njoftuar sa shumë keni punuar gjatë kohës së regjistrimit. Tani ka ardhur koha që ju të votoni. Votoni fillimisht për numrin e Kosovës fituese, 137. Pastaj votoni numrin 1 për Ramushin dhe numrin tim, 7. E ndjej që diaspora do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve”, ka shkruar Lekaj.

Lajme të ngjashme