Lekaj: AAK-ja e ka obligim moral dhe kombëtar të punojë për ta çuar këtë pushtet të rrezikshëm në opozitë
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, është nominuar sërish si kandidat për deputet.
Këtë nominim ai e ka pranuar dje në degën e AAK-së në Gjakovë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se Aleanca ka obligim moral dhe kombëtar të punojë për ta çuar këtë pushtet në opozitë
“Në degën e AAK-së në Gjakovë, pranova zyrtarisht nominimin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 nga kryetari i partisë, z. Ramush Haradinaj. Falënderoj të gjitha strukturat e AAK-së për besimin e tyre ndër vite, si dhe të gjithë mbështetësit e mi në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën për përkrahjen e tyre në çdo garë timen. Do të vazhdoj të jem me ju nga çdo pozitë e mundshme politike. Aleanca ka obligim moral dhe kombëtar të punojë fuqishëm për ta çuar këtë pushtet të rrezikshëm për vendin në opozitë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Lekaj.