Le Monde për zgjedhjet: Veriu dhe premtimet për rritje të ekonomisë
Partia e kryeministrit Kurti do të ketë hisen më të madhe me ulëse në Kuvend, por ai prapsëprapë nuk do t’i ketë numrat për të formuar një qeveri shumice.
Kjo është tabloja që jep e përditshmja franceze Le Monde në një artikull mbi zgjedhjet e së dieles, të cilat lënë të hapura bisedimet për koalicon.
Sipas Le Mondes, “zgjedhjet ishin një ballafaqim mes përpjekjeve të kryeministrit Kurti për të pakësuar ndikimin serb në Kosovë dhe premtimit të opozitës për ta përmirësuar ekonominë në vendin që mbetet njëri prej xhepave më të varfër të Evropës”.
“Pa një parti që ka një shumicë të qartë në Kuvendin me 120 vende, Kosova me gjasë do të ketë me ditë të tëra, nëse jo javë, bisedime për koalicion dhe pazare politike përpara formimit të qeverisë”.
Në artikullin e Le Mondes theksohet se qeveria e Kurtit është e para që e përmbyll mandatin e vet. Në vazhdim, qeverisjes së Kurtit i jepen nota jo të larta vlerësimi duke e cilësuar atë si ‘turbulente’.
“Tensionet arritën majat pasi në mars të 2023-s ranë në ujë bisedimet mes Kosovës e Serbisë të mbështetura nga BE dhe ShBA. Paskëtaj, paqeruajtësit e NATO-s u sulmuan nga serbë të rebeluar teksa një përplasje e armatosur në veri çoi lart tensionet rajonale”, thuhet në artikull.
Në këtë copëz gazetareske përmendet se Kurti ndërmori një përpjekje të planifikuar për të zhbërë institucionet serbe që veprojnë në Kosovë duke mbyllur bankat, postën dhe zyrat tatimore të mbështetura të Kosovës, duke ndaluar dinarin serb dhe target e veturave.
“Gjatë gjithë trazirave, Kurti ka qëndruar i palëkundur, edhe nëse kjo nënkuptonte cakërrim me aleatët vitalë të Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë”.