LDK: Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ishte goditje e madhe për kombin - NACIONALE

LDK: Vrasja e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ishte goditje e madhe për kombin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në 221 vjetorin e vdekjes së heronjve Jusuf e Bardhos Gervalla dhe Kadri Zekës, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se vrasje e tyre ishte ishte goditje e madhe për mbarë kombin tonë.

‘’Vrasja e tyre ishte goditje e madhe jo vetëm për lëvizjen shqiptare në mërgim, mirëpo për mbarë kombin tonë. Jeta e tyre u shua padrejtësisht e në mënyrë barbare nga agjenturat e shërbimit sekret serb.’’- thuhet në deklaratën e LDK-së.

LD, ka theksuar se ata u shndërruan në pikënisje e reference për liri, demokraci dhe pavarësi.

‘’Rruga dhe ideali i tre shokve të pandarë, më shumë se mision për t’i shërbyer atdheut, ishte përkushtim që jetën e tyre ta falin për lirinë e popullit shqiptar. Heronjtë e kombit, Jusufi, Bardhoshi e Kadriu, u shndërruan në pikënisje e referencë për secilin veprimar që do e vazhdonte aktivitetin për çlirimim nga okupatori; për liri, demokraci dhe pavarësi.’’- thuhet tutje në deklaratë.

Lajme të ngjashme