LDK shpreh ngushëllime pas vdekjes së Prenk Gjetaj: Ishte atdhetar i palodhur - NACIONALE

LDK shpreh ngushëllime pas vdekjes së Prenk Gjetaj: Ishte atdhetar i palodhur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së Prenk Gjetaj, ish-kryetarit të komunës së Klinës.

Në një letër nga kryetari Lumir Abdixhiku, thuhet se Gjetaj ishte atdhetar i palodhur e udhëheqës i përkushtuar në veprimtarinë politike.

“Ai na la një trashëgimi të madhe të angazhimit të pafund dhe të paepur për shtetin dhe për popullin e tij. Kontributi i tij si atdhetar, mësimdhënës, kryetar komune dhe dege të LDK-së në Klinë dhe figure të shquar politike nuk mund të harrohet asnjëherë. Ashtu siç ishte i dashur e i urtë për të gjithë ne në kohë të vështira, do të mbetet i tillë përherë; Prof. Gjetaj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si një prej personaliteteve që ka dhënë gjithçka për vendin e tij.” – thuhet tutje.

Në fund të letrës shkruan:

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal, pranoni ngushëllimet e sinqerta për humbjen tuaj dhe tonën, prof. Prenk Gjetajn.”

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme