LDK: Qeveria mashtroi për pagat, propozimi me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me frustrimin e qytetarëve për pagat e muajit janar 2023.
Në reagimin e LDK-së “Mashtrimi i Radhës për Pagat”, bashkangjitur një tabelë me rritjen e munguar në përqindje, thuhet se në kohën e inflacionit rekord dhe krizën më të lartë ekonomike ndonjëherë, Qeveria nuk tregon aspak ndjeshmëri.
LDK ka ripërsëritur propozimin e tyre për koeficientin 125, i cili, sipas tyre, garanton paga të dinjitetshme.
Reagimi i plotë:
MASHTRIMI I RADHËS I QEVERISË PËR PAGAT
Qytetarë të shumtë na kanë dërguar mesazhe gjatë ditës për të shprehur frustrimin e tyre lidhur me mashtrimin e Qeverisë për pagat.
Në krizën më të madhe ekonomike, me inflacion rekord, Qeveria ka treguar pandjeshmëri ndaj tyre.
Zgjidhja është e qartë.
Propozimi i LDK-së me koeficientin 125 krijon paga të dinjitetshme.