LDK premton themelimin e "Agjencionit për Mërgatën" në kuadër të Kryeministrisë - NACIONALE

LDK premton themelimin e "Agjencionit për Mërgatën" në kuadër të Kryeministrisë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Lumir Abdixhiku, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka prezantuar programin "Rruga e Re" sot, duke shpalosur vizionin e LDK-së për të ardhmen e vendit.

Rritja ekonomike për 4-5 % në vit, rritja e koeficientit të pagës, gazifikimi i Kosovës, ndërtimi i Qendrës së Spitalore në Prishtinë, ndërtimi i autostradave të Gjilanit dhe Pejës, përfundimi i magjistraleve për Mitrovicë dhe Podujevë brenda pak muajve, sigurimet shëndetësore, janë disa nga zotimet e programit “Rruga e Re”.

Mes zotimeve të LDK-së është edhe “Themelimi i Agjencionit për Mërgatë” për të cilin thuhet se do të formohet brenda Zyrës së Kryeministrit.

Lajme të ngjashme