LDK pas tubimit në Vushtrri: Përgjigja ishte ‘Po’ për ringritje kombëtare
“Po thirrjes për ringritje kombëtare”, thotë Lidhja Demokratike të Kosovës të ketë qenë përgjigja e Vushtrisë pas një tubimi të madh zgjedhor, ku iu adresua të pranishmëve kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku.
LDK-ja tubimin e sotëm e pa si konfirmim se “fitorja e madhe ka nisur tashmë”.
“Vushtrria iu përgjigj me PO, thirrjes për ringritje kombëtare. Ky është moment që do ta mbajmë mend gjatë, sepse nuk ishte vetëm një pritje, nuk ishte vetëm një tubim, por një shprehje e vërtetë e mbështetjes që vushtrriasit i dhanë kryeministrit në ardhje, dr. Lumir Abdixhiku”, shkroi LDK-ja.
“Nuk ka gjë më të bukur se të shohësh kaq shumë entuziazëm e kaq shumë mbështetje për LDK-në. Dy gishta lartë e krenarë✌🏻, për Lidhjen tonë. 124 është numri ynë, ndryshimi është misioni jonë. Fitorja e madhe ka nisur tashmë!”.
(Pjesë speciale marketingu)