LDK e shqetësuar: Nga janari 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë - NACIONALE

LDK e shqetësuar: Nga janari 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim në lidhje me ndryshimet e fundit në Ligjin për Tatimin në Pronë, të miratuara nga qeveria e tanishme, duke thënë se nga janari 2025, bizneseve u dyfishohet e trefishohet tatimi në pronë.

Sipas LDK-së, Ligji i ri prezanton një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë dhe parashikon tatimin edhe për tokat bujqësore të kultivuara, duke rënduar më tej barrën mbi qytetarët, bizneset dhe fermerët.

Ky ndryshim përbën një pengesë për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e sektorit privat në vendin tonë.” – thuhet në reagim.

“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të rishikojë Ligjin për Tatimin në Pronë, duke u siguruar që qytetarët të mos paguajnë një normë të dyfishtë progresive të tatimit në pronë. Ne do të rikthejmë praktikën e mëparshme, ku tatimi në pronë bazohet në vlerën e tregut të pronës, ku vetvetiu ata që kanë prona me vlerë më të madhe paguajnë më shumë, ndërsa ata me prona me vlerë më të ulët paguajnë më pak. Për më tepër, Lidhja Demokratike e Kosovës garanton se askush nuk do të paguajë tatim për tokat e punuara, duke ndihmuar fermerët dhe inkurajuar zhvillimin e bujqësisë.” – thuhet ndër të tjera.

“Qeveria e ardhshme, e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës me kryeministër Lumir Abdixhikun, do të krijojë politika që mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit, duke eliminuar barrierat e panevojshme dhe duke ofruar mundësi reale për përparim në ekonomi dhe më gjerë. Përmes një qasjeje të drejtë dhe të ndershme, ne do të sigurojmë që ekonomia të zhvillohet në dobi të mirëqenies dhe prosperitetit të vendit tonë.”

Lajme të ngjashme