LDK kërkon shkarkimin e Martin Berishajt: Dëmton rëndë imazhin e Kosovës - NACIONALE

LDK kërkon shkarkimin e Martin Berishajt: Dëmton rëndë imazhin e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jehona Lushaku nga LDK, ka thënë se shkarkimi i ambasadorit Martin Berishaj është domosdoshmëri dhe dëmton rëndë imazhin.

Lushaku në një deklarim për Nacionale ka thënë se kallëzimi penal për Berishajn është veç një përfundim logjik ndaj skandalit me 600 mijë euro.

“Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj domosdoshmëri Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni. Hapja e hetimeve, por edhe përfshierja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka kërkuar që të sqarohen edhe zyrtarët që i dolën në mbrojtje Berishaj kur i shpërtheu skandali.

Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e Ambasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë”, ka nënvizuar Lushaku.

Ndryshe, ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është ngritur kallëzim penal. Kjo është bërë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) me rastin që ishte lajmëruar nga gazeta Nacionale.

Lajme të ngjashme