LDK-ja pro Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale - NACIONALE

LDK-ja pro Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, është shprehur pro miratimit të Projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, i cili sot është prezantuar nga PDK-ja në Kuvend.

Ai ka thënë se kjo fushë duhet të rregullohet me ligj, sepse një gjë e tillë është në interes të qytetarëve.
Ne e përkrahim si të tillë, do ta japim kontributin nëse e merr votën dhe do të duhej ta merrte votën. Janë edhe dy muaj tjerë kohë që ata që duan t’i ndihmojnë qytetarët të mund të japin propozime, ide dhe të mund ta ndryshojnë ligjin e propozuar dhe të mos shkojmë duke e shtyrë”, ka thënë Zemaj.

Projektligji i prezantuar nga deputetja e PDK-ja, Floretë Zejnullahu, është kundërshtuar nga LV-ja.

Lajme të ngjashme