LDK-ja prezanton rritjen e çmimeve: Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë - NACIONALE

LDK-ja prezanton rritjen e çmimeve: Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Në një postim në facebook, LDK-ja ka vlerësuar se çmimi i rrymës, ushqimeve, benzinës e faturave janë rritur.

Në fund, kanë shkruar se Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojnë.

POSTIMI:

Çmimet e gjërave ushqimore janë RRITUR.

Çmimi i rrymës është RRITUR.

Çmimi i naftës e benzinës është RRITUR.

Çmimet e faturave kurrë nuk kanë qenë ma të larta.

Kriza e kostos së jetesës së qytetarëve tanë është e papërballueshme, përderisa Qeverisë i ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse.

Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë.

May be an image of text that says 'JETE E PAPERBALLUESHME PER FAMILJET TONA 2.71€ VEZE 0.35€ 4.25€ BUKA 0.88€ QUMESHT 0.51€ 1.21€ 1.25€ VAI 0.51€ 2.19€ 0.51€ 0.83€ PATATE 0.70€ 0.64€ SHEQER 1.00€ 1.18€ NAFTE 1.01€ BENZIN 1.46€ 39.00€ 1.37€ DRUPÉ PEZ ZJARR →61.00€'

Lajme të ngjashme