LDK-ja kërkon nga Qeveria angazhim për të përmirësuar gjendjen e grave në tregun e punës
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushtaku, ka treguar se si ka qenë në QKUK dhe ka hyrë pa asnjë problem. Këtë e tha ajo në një konferencë për media sot.
“Dje isha në QKUK dhe asnjë masë ekstra nuk ishte marrë, mund të hyje pa telashe pa të pyetur se kush je apo çfarë kërkohet. Vrasja duhet të jetë emergjencë dhe kërkon politika emergjente”, ka thënë Lushaku.
Tutje, ajo ka thënë se Qeveria duhet që të punoj për të përmirësuar gjendjen e grave në tregun e punës, pasi sipas saj ka zero angazhim nga Qeveria.
“Përkundër se janë premtuar nga Qeveria 160 çerdhe të reja, vetëm tri janë nisur. Ka zero angazhim nga Qeveria për të adresuar e përmirësuar gjendjen e grave në tregun e punës”, ka thënë Lushaku.
Ajo ndër të tjera ka thënë se kërkojnë seriozitet nga ana e Qeverisë.
“Kërkojmë seriozitet nga ana e Qeverisë. Kërkohet qasje serioze strukturore dhe institucionale e përtej kësaj vullnet politik. Këtë vullnet e shohim se ka munguar në dy vjetët e fundit”, ka thënë Lushaku.
