LDK-ja kërkon debat parlamentar për mungesë të investimeve në projekte kapitale - NACIONALE

LDK-ja kërkon debat parlamentar për mungesë të investimeve në projekte kapitale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale.

Në diskutimet jashtë rendit të ditës, në seancës e sotme parlamentare, ai ka thënë se LDK-ja ka kërkuar debat parlamentar për këtë çështje.

“Qeveria ka rreth 800 milionë euro në llogaritë bankare, pra mjete që nuk shfrytëzohen, mjete që nuk investohen për ekonominë e vendit tonë, mjete që nuk investohen në projekte kapitale. Prandaj, LDK-ja ka deponuar një kërkesë për debat parlamentar për të diskutuar saktësisht këtë çështje, pra mos investimin e projekteve kapitale për vitin 2022”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme