LDK-ja i përgjigjet Kurtit pas tërheqjes së Hatixhe Hoxhës: Na me ia dhënë mundësinë me i kapë krejt institucionet a?
Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se nuk i jep mundësinë kryeministrit Albin Kurti që t’i kap të gjitha institucionet e vendit, pasi ky tha se Hatixhe Hoxha është tërhequr nga gara dhe mund t’i dorëzojnë te ai 15 nënshkrime.
Shefja e grupit parlamentar, Jehona Lushaku – Sadriu ka thënë se këto janë drama të momenteve të fundit.
“Ne e kemi dhënë mbështetjen tonë partiake, në mënyrë unanime, 15 nënshkrime për kandidatin e LDK-së, prej fillimit e kemi bërë të qartë që presidenti zgjidhet me marrëveshje politike ose consensus, këto dyja ia kemi dhënë si mundësi.
Po imponohen kandidatë herë me shumë vota, herë me 0 vota. Ky ka thënë nuk qes kandidatë partiakë, dhe i ka qit dy kandidatë partiakë. Ky është realiteti, fytyra e vërtetë e një kryeministri të pasinqertë.
I para i kemi 15 nënshkrime për kandidatin që LDK merr vendim, kryetari ka thënë që mund të jetë Vjosa Osmani, na hiç nuk kemi dilemma. Ajo që kemi dilemma, është se ftesa ishte për me bë një kadnidate të dytë dhe me ia mundësi VV-së që me e zgjedh kandidaten e tyre. Çka jemi tu bë na, me ia dhënë mundësinë me i kap krejt institucionet a? Nuk ia ka dhënë populli.
15 nënshkrimet tona shkojnë për kandidaten që LDK mund ta votojë, por jo si candidate të dytë.
Katër muaj ka pasë kohë, kemi dhënë gjithçka, këto janë drama të momenteve të fundit që me kriju përshtypje që ka ende hapësirë…”.