Lavrovi e krahason qasjen e Perëndimit ndaj Rusisë me “Zgjidhjen Përfundimtare” të Hitlerit për hebrenjtë - NACIONALE

Lavrovi e krahason qasjen e Perëndimit ndaj Rusisë me “Zgjidhjen Përfundimtare” të Hitlerit për hebrenjtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kanë formuar një koalicion të shteteve evropiane për ta zgjidhur “çështjen ruse” në të njëjtën mënyrë siç ishte munduar Adolf Hitleri të gjente një “zgjidhje përfundimtare” për t’i zhdukur hebrenjtë e Evropës.

Kryediplomati rus, i cili shkaktoi reagime ndërkombëtare vitin e kaluar me disa komente për Hitlerin famëkeq, tha se Uashingtoni është duke e përdorur taktikën e njëjtë si Napoleoni dhe nazistët në përpjekje për ta nënshtruar Evropën e për ta shkatërruar Rusinë.

Sipas ministrit të Putinit, përmes shfrytëzimit të Ukrainës si prokurë, “ata po zhvillojnë luftë kundër vendit tonë me detyrën e njëjtë: “zgjidhjen përfundimtare” të çështjes ruse”.

“Njësoj siç donte Hitleri një “zgjidhje përfundimtare” për çështjen hebreje, tash, nëse i lexoni politikanët perëndimorë... ata qartazi thonë se Rusia duhet të pësojë një humbje strategjike”- shtoi Lavrovi.

E ashtuquajtura “Zgjidhje Përfundimtare” ishte plan i Hitlerit për Holokaustin, i cili çoi në vrasjen sistematike të 6 milionë hebrenjve si dhe të pjesëtarëve të pakicave të tjera.

Ministri i Jashtëm rus ka shkaktuar reagime më parë me komentet e tij për Hitlerit. Në majin e vitit të kaluar, ai tha se Hitleri “ka pasur gjak hebre”, duke nxitur protesta të ashpra nga Izraeli.

Lajme të ngjashme