Lavdet e kryeministrit për Ivanoviqin e Gjingjiqin, Haradinaj: Kurti e ka një zor të madh
Zyrtari i AAK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit për përkujtimet që po u bën Ivanoviqit e Gjingjiqit.
Duke shkruar në Facebook, Haradinaj ka thënë se “duhet të jetë një zor i madh te Albini, që po I vajton ata që shkaktuan dhembje mbi popullin shqiptar”.
“Dje thurri lavde për Ivanoviqin e sot për Gjingjiqin. Deri ku do shkojë logjika e tij, veç një Zot e din! Ama që e ka një zor, e ka. Veç Zoti e ndihmoftë!”- ka shkruar Haradinaj.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Kurti kishte përkujtuar e nderuar Ivanoviqin, ndërsa sërish ka kujtuar ish-kryeministrin serb Zoran Gjingjiq.