Latifi për ikjen e anesteziologëve nga Kosova: Edhe Greqia e Zvicra e kanë problemin e njëjtë - NACIONALE

Latifi për ikjen e anesteziologëve nga Kosova: Edhe Greqia e Zvicra e kanë problemin e njëjtë

1 vit më parë

nga Gentiana Hasani

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e ka komentuar ikjen e profesionistëve shëndetësor nga Kosova, saktësisht të anesteziologëve. Latifi ndër tjerash është shprehur se çështjen e mungesës së mjekëve po ballafaqohen edhe vendet e tjera, jo vetëm Kosova.

“Ju keni sjellë një pyetje që në çdo moment po merremi me të. Sa isha në Greqi unë në javën e kalune, e kanë të njëjtin problem. Që nga viti 2016 nuk është hapur asnjë konkurs për specializime nga anesteziologjia. Pasojat e mos-planifikimit po i shohim e përjetojmë tash”, ka thënë Latifi.

Ai ka deklaruar se në dy vitet e fundit, në QKUK mungojnë 22 anesteziolog. 1 6 e kanë lëshuar punën, 4 kanë dalë ne pension si dhe dy kanë ndërruar jetë.

Latifi deklaroi se në QKUK janë 34 salla të operacionit duke aluduar se është e pamundur që 47 anesteziolog sa i ka klinika e Anesteziologjisë t’i mbulojnë 40 njësi operative.

E Latifi i është përgjigjur pyetjes së deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Ukës.

Kohëve të fundit është raportuar për ikjen e anesteziologëve. Vec gjatë muajit shtator është raportuar për ikjen e 6 anesteziologëve. E në anën tjetër raportohet se nuk ka anesteziolog ë papunë. Andaj ministër a mund të na tregoni se cilat janë masat që keni ndërmarrë për ikjen e këtyre”, tha Uka.

Lajme të ngjashme