Latifi pas parullës në veri: Krejt energjinë dhe pasionet i kemi të orientuara në parullat kundër njëri-tjetrit - NACIONALE

Latifi pas parullës në veri: Krejt energjinë dhe pasionet i kemi të orientuara në parullat kundër njëri-tjetrit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori universitar dhe analisti i politikës, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj një parulle me mbishkrimin “këtu është Serbi” e cila dyshohet se është vendosur në veri të vendit.

Latifi ka thënë se kjo është parulla më e përgjakshme në historinë e Kosoëvs të shekullit XX dhe se të gjitha masakrat ndaj shqiptarëve janë kryer me këtë parullë.

Ai ka thënë se kjo praullë është e njëjtë me parullat kundër hebrënjve, por sipas tij, ne nuk mund të ndikojmë në botë pasi parullat janë orientuar kundër njëri-tjetrit.

Shkrimi i plotë i tij:

Kjo është parulla ma e përgjakshme në historinë e Kosovës të Shekullit XX. Të gjitha masakrat e regjimeve të ndryshme serbe mbi shqiptarët e Kosovës, nga viti 1912 deri në vitin 1999, janë kryer me këtë parullë. Të gjitha fushatat e dëbimeve të shqiptarëve nga Kosova dhe vetë spastrimi total etnik i vitit 1999 janë kryer po me këtë parullë.

Sot ajo është rishfaqur gjithandej veriut. Dhe të shfaqurit e saj është krejt njësoj sikur sot hebrenjve t’ua shfaqësh përpara parullën “Arbeit macht frei“, e cila qëndronte e shkruar në hyrjet e kampeve naziste të shfarosjes së hebrenjve. Sikur kjo të ndodhte, hebrenjtë do ta ngrinin në këmbë botën, ndërsa ne, jo që nuk arrijmë të alarmojmë botën, por as veten nuk nuk e alarmojmë dot, sepse krejt energjinë dhe pasionet i kemi të orientuara në parullat kundër njëri tjetrit.

Lajme të ngjashme