Lancaster gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës - NACIONALE

Lancaster gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s: Aleatët të konsultohen për të avancuar statusin e Kosovës

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Lordi Mark Lancaster ka kërkuar konsensus nga vendet e NATO-s për zgjerim, derisa po fliste për statusin e Kosovës në aleancë. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë Asamblesë Parlamentare që po mbahet në Bullgari, e cila do të zgjasë tri ditë.

Ai ka thënë se shtetet që s’e njohin statusin, mund ta mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe Partneritetin për Paqe.

“Aleatët duhet të përdorin korniza konsultative për të avancuar çështjen lidhur me statusin e Kosovës. Ata që nuk e njohin statusin e Kosovës, mund të mendojnë pjesëmarrjen e Kosovës në NATO dhe në Partneritetin për Paqe” – citohet të ketë thënë ai nga “REL”, gjatë Asamblesë Parlamentare.

Kuvendi i Kosovës synon që gjatë kësaj asambleje, ta avancojë statusin nga vëzhgues, në anëtar të asociuar. Lancaster prezantoi draft-raportin, ku mes tjerash, raportohet se ka përmendur edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Të dyja shteteve, ai ka kërkuar t’u bëhet presion që ta zhbllokojnë procesin e dialogut dhe të normalizojnë marrëdhëniet.

Mes tjerash, ai ka folur edhe për ndikimin e Kinës e Rusisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor:

“Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është që të destabilizojë këtë pjesë të botës dhe të pengojë integrimet transatlantike, po ashtu për të ndërtuar varësi energjetike në sektor, duke testuar lider të caktuar. Rusia ka mbështetur agjendën e ndarjes, duke i ofruar armatim Republikës Serbe dhe Serbisë”.

Ku e vendos kjo Kosovën?

Anëtarët e asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s gëzojnë jo edhe privilegje të pakta, por që megjithatë nuk kanë të drejtë të plota votimi.

Anëtarët e asocuar mund të marrin pjesë thuajse në të gjitha mbledhjet e komisoneve, nënkomisioneve dhe seancat parlamentare.

Megjithatë, ndryshe nga anëtarët e plotë të NATO-s, anëtarët e asociuar si Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia nuk kanë të drejtë vote në raporte, rezoluta apo pozita udhëheqëse brenda Asamblesë.

Gjithashtu, nuk kontribuojnë financiarisht në buxhetin e Asamblesë.

Pavarësisht këtyre kufizimeve, anëtarësimi i asociuar u ofron këtyre vendeve mundësi të vlefshme për dialog dhe partneritet me vendet anëtare të NATO-s. U lejon atyre të krijojnë marrëdhënie me ligjvënës nga vendet e NATO-s, duke nxitur besimin dhe bashkëpunimin për çështjet e sigurisë.

Për më tepër, anëtarësimi i asociuar mund të shërbejë si një hap për vendet që aspirojnë të bëhen anëtarë të plotë të NATO-s. Kjo u jep atyre qmundësinë për t'u njohur me strukturat, procedurat dhe vlerat e NATO-s duke shfaqur përkushtimin e tyre për sigurinë kolektive.

Pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të NATO-s rrit dukshmërinë ndërkombëtare të anëtarëve të asociuar, duke u mundësuar atyre të promovojnë në mënyrë efektive interesat e tyre të sigurisë dhe pozicionet globale.

Ndonëse anëtarët e asociuar nuk kanë të drejta të plota votimi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ata ende luajnë një rol vendimtar në pasurimin e aktiviteteve të Asamblesë nëpërmjet pjesëmarrjes aktive, shkëmbimit të ekspertizës dhe ndikimit në diskutime.

Lajme të ngjashme