Lajmi i fundit: Serbët lëshojnë sirenat përsëri në veri - NACIONALE

Lajmi i fundit: Serbët lëshojnë sirenat përsëri në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbët në Mitrovicë të Veriut kanë lëshuar përsëri sirenat, që ndryshe njihen si “uzbuna”.

Siç raporton portali lokal “Mitropol”, pak më parë janë dëgjuar sirenat tashmë të njohura për kosovarët.

Madje, ky portal ka postuar edhe një video, ku dëgjohen sirenat e lëshuara.

Nuk dihet ende zyrtarisht pse janë lëshuar sirenat, ndonëse një nga shkaqet mund të jetë arrestimi i një ish-polici, për të cilën pak më parë raportoi Nacionale.

Siç shkroi Nacionale, serbët lokalë janë parë në rrugë pas këtij arrestimi.

Lajme të ngjashme