LAJMI I FUNDIT: Presidentja Osmani mban konferencë për media në orën 08:00
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të mbajë sot një konferencë për media në Presidencën, duke filluar nga ora 08:00.
Lajmi është bërë i ditur nga këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
Sipas njoftimit, konferenca për media do të zhvillohet në ambientet e Presidencës së Kosovës, ndërsa pritet që presidentja Osmani të adresojë çështje të aktualitetit para mediave.