Policia e Kosovës po interviston bashkëshorten e Radojiçiq
E PËRDITËSUAR 16:50 - Ka përfunduar intervistimi i Ema Radojiçiq, bashkëshortes së kriminelit serb, Milan Radojiçiq, nga Policia e Kosovës.
Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Pas intervistimit, e njëjta është liruar. Nuk ka informacione të tjera.” – ka thënë ai.
Ema Radojiçiq, bashkëshortja e kriminelit serb, Milan Radojiçiq është duke u intervistuar aktualisht nga Policia e Kosovës.
Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Siç ka bërë ai me dije, Ema Radojiçiq po intevistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë.
“Konfirmojmë se në Mitrovica Veri është duke u intervistu ky person në prani të avokatit me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë” – ka thënë ai për Nacionalen.
Ndryshe, për gruan e udhëheqësit të sulmit terrorist në Kosovë, nuk dihet shumë.
Megjithatë, “KP” raporton se Ema Radojiçiq kishte ikur nga Kosova pas sulmit në Bajnskë dhe se që prej atëherë ka qëndruar në Serbi.
Pak ditë pas këtij sulmi, Policia e Kosovës kishte bastisur mes tjerash edhe një restorant në very me emrin “Gray”, për të cilin, besohej të ishte në pronësi të Ema Radojiçiq.
Vlen të theksohet se më 24 shtator, Radojiçiq dhe grupi i tij organizuan një sulm terrorist ku u vra zyrtari policor kosovar, Afrim Bunjaku.
Nga ky sulm, mbetën të vrarë edhe tre terroristë, disa janë arrestuar, derisa të tjerët kanë ikur në Serbi, duke përfshirë këtu edhe Radojiçiq.
Ky i fundit, në Serbi është marrë në pyetje, ku vetëm i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Në anën tjetër, INTERPOL ka shpallur urdhërarrest për kriminelin serb.
Pavarësisht kësaj, Radojiçiq nuk është mbajtur ende përgjegjës, anise kishte pranuar se ka qenë organizues i sulmit.