Lajmi i fundit: Haxhiu fton në takim Sveçlën, u.d Kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë pas vrasjes së gruas në Pejë - NACIONALE

Lajmi i fundit: Haxhiu fton në takim Sveçlën, u.d Kryeprokurorin dhe drejtorin e Policisë pas vrasjes së gruas në Pejë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Alblena Haxhiu ka reaguar pas vrasjes së një gruaje në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë.

“Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.” – ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu ka shtuar:

“Nuk ka rrugë tjetër pos si institucione të Republikës së Kosovës të luftojmë pa kompromis këto fenomene.

Pavarësisht përkushtimit, masave të ndërmarra, fushatave të iniciuara me qëllim pikërisht barazinë gjinore, vrasjet ndaj grave po vazhdojnë.” – ka thënë ajo.

Tutje, Haxhiu ka shtuar se vrasjen ndaj grave në vendin tonë janë bërë fenomenl që tejkalon çdo shqetësim.

“Vrasjet ndaj grave në Republikën e Kosovës janë bërë fenomen që tejkalon çdo shqetësim. Nuk mund të presim emancipimin e askujt derisa të bëhen të vetëdijshëm për barazinë mes burrit dhe gruas. Asnjë qytetar nuk është mbi dikë tjetër, askush nuk është pronë e askujt. Gruaja dhe burri janë të barabartë. Dhe si shtet nuk do të tolerojmë asnjë lloj dhune të burrit ndaj gruas.” – ka thënë ministrja.

Lajme të ngjashme