Lajmi i fundit: Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri - NACIONALE

Lajmi i fundit: Futet në sallën e operacionit polici i plagosur mbrëmë në veri

3 vjet më parë

nga Gentiana Hasani

Është futur në sallën e operacionit polici 40-vejçar i cili u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në Veriun e Mitrovicës.

Polici në këto momente është duke u futur në sallën e operacionit nga mjekët e QKUK-së. Polici është hospitalizuar në QKUK- saktësisht në Klinikën e Kirurgjisë Torakale.

Drejtori i kësaj klinikë Nazmi Kolgeci i konfirmoi Nacionales për procesin e intervenimit.

“Po veç jemi duke hy në sallë me të për operim. Për 2-3 minuta hyjmë në sallë", tha Kolgeci për Nacionalen.

E ndëkrohë pak minuta më parë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për Nacionalen rreth gjendjes së policit që u plagos mbrëmë gjatë një aksioni të armatosur në veriun e Mitrovicës.

Sipas QKUK-së, polici i plagosur në QKUK ka mbërritur sot rreth orës 8:30.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se sot rreth orës 8:30, një pjesëtar i Policisë së Kosovës i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë. Pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Torakale”, kanë deklaruar nga QKUK.

Lajme të ngjashme