“Lajm pa u mbështetur në fakte dhe i njëanshëm”: Vendimi i KPM-së për raportimin skandaloz të RTK-së kundër Nacionales
Komisioni i Pavarur për Media e ka aprovuar ankesën e Nacionales kundër RTK-së.
Në vendimin e KPM-së thuhet se RTK-ja me raportimin e Slobodna Bosnës në edicionin e lajmeve, ka bërë shkelje të etikës.
Në atë raportim, u akuzua Nacionale se paguhet nga Serbia.
Sipas KPM-së, RTK-ja ka bërë raportim të pa mbështetur në fakte, vetëm me një burim, dhe në mënyrë të njëanshme.
“KPM ka analizuar ankesën dhe përgjigjen e palës përgjegjëse dhe bazuar në raportin e monitorimit të datës 16 gusht 2024 ka gjetur se pala përgjegjëse gjatë transmetimit të edicionit qendror të lajmeve ka transmetuar një lajm i cili nuk mbështetet në fakte, por vetëm në një burim mediatik (Slobodna Bosna), duke dështuar të marrë edhe qëndrimin e palëve tjera të përfshira në kontekst, fakt ky i cili ka rezultuar me transmetimin e lajmit në mënyrë të njëanshme”, thuhet në vendim.
VENDIMI: