Lajçaku takon Vuçiqin edhe në orët e mbrëmjes - NACIONALE

Lajçaku takon Vuçiqin edhe në orët e mbrëmjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, e ka përfunduar qëndrimin e tij në Beograd, duke zhvilluar edhe një takim të dytë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Duke shkruar në Twitter, Lajçak njoftoi për bisedën me Vuçiq dhe tha se pasi kishte dëgjuar të dyja palët, kishte ardhur koha që të përfundohen përgatitjet për takimin që do të zhvillohet në Ohër.

"Kam përfunduar takimin e dytë me Aleksandar Vuçiqin, ku kam mundur të dëgjoj komentet e tij për aneksin e zbatimit dhe përparimin e mëtejshëm drejt marrëveshjes evropiane. Duke qenë se kemi marrë reagimet nga të dyja palët, tani do të përfundojmë përgatitjet tona para takimit të së shtunës në Ohër,”- ka shkruar Lajçak.

Lajçak zhvilloi vizitën në Beograd përpara takimit që do të mbahet më 18 mars në Ohër, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për diskutimin e aneksit të zbatimit të marrëveshjes, për të cilën palët kanë rënë dakord në takimin e 27 shkurtit të mbajtur në Bruksel.

Lajme të ngjashme