Lajçaku flet për Banjskën: Radoiçiqi nuk është përballur ende me drejtësinë - NACIONALE

Lajçaku flet për Banjskën: Radoiçiqi nuk është përballur ende me drejtësinë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, është intervistuar nga ana e Radio Evropës së Lirë, ku ka folur për çështen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve. Në këtë intervistë, Lajçka ka vlerësyar se “shoqëritë në Kosovë e Serbi nuk janë gati për normalizim”.

I dërguar i BE-së e ka bërë të qartë që dialogu dhe normalizimi është vendimtar në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE. Megjithatë, Lajçaku e pranoi se shpejtësia e procesit të normalizimit nuk varet nga BE-ja, por nga palët.

Ne po e bëjmë më të mirën tonë për t’i ndihmuar ato në normalizimin e marrëdhënieve, por duhet të them që shpejtësia e procesit dhe rezultati i procesit nuk varen nga Bashkimi Evropian, por nga palët” – tha ai.

Ndonëse lavdëroi punën e tij, Lajçaku e pohoi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit nuk ka nisur seriozisht.

Dhe, po, fatkeqësisht, zbatimi nuk ka nisur seriozisht. Janë bërë disa gjëra, por natyrisht që marsin e vitit të kaluar në Ohër unë prisja që do të kishim më shumë sukses. Pse nuk po ndodh kjo? Mos e pyesni ndërmjetësuesin, pyetini palët” – ka shkruar ai.

Pasi e pohoi zbatimin joserioz të marrëveshjes, Lajçaku e komentoi edhe shoqëritë në Kosovë e Serbi. Në intervistën e REL-it, Lajçaku tha se “problemi është se të dyja shoqëritë nuk janë gati për normalizim. Nuk shoh ndonjë shtyrje nga brenda, nga partitë politike, nga akademia, nga shoqëria civile, që të kërkojnë që udhëheqësit të bëjnë përparim drejt normalizimit. Përkundrazi, sa herë që ka një marrëveshje, ka më shumë kritika se janë bërë lëshime. Udhëheqësit nuk inkurajohen të bëjnë përparim drejt normalizimit”.

Në këtë intervistë, Lajçaku foli edhe për mosbesimin mes palëve.

“Dhe, siç thashë, asgjë nuk i pengon palët ta bëjnë pjesën e tyre, përveç që ka shumë pak besim midis tyre. Fatkeqësisht, mandati im ka qenë ndoshta më shumë i përkushtuar ndaj menaxhimit të krizave sesa promovimit të normalizimit” – shtoi Lajçaku, i cili tha se po punohet për përgatitjen e një takimi të ardhshëm në nivel kryenegociatorësh.

Kur u pyet se si e sheh marrëveshjen përfundimtare, Lajçaku e përsëriti gjuhën zyrtare të BE-së.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, në rolin tim aktual, mundem vetëm të përdor gjuhën zyrtare të Bashkimit Evropian, që dialogu duhet të përfundojë me marrëveshjen ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do t’i zgjidhte të gjitha çështjet e mbetura dhe do t’i hapte rrugë të ardhmes evropiane” – ka shkruar ai.

Në lidhje me kritikat nga Kosova, Lajçaku tha se “sulmet personale nuk do të ndihmojnë” dhe se “nuk janë mënyrë evropiane”.

Unë jam mjaftueshëm gjatë në këtë punë për t’i ditur të gjitha këto lojëra. Pikë së pari, sulmet personale nuk janë mënyrë evropiane. Ne nuk e bëjmë këtë në Evropë. Duhet t’i shohësh çështjet…

Nëse mendoni se mund të merrni gjithçka falas, atëherë sigurisht se kur ju kërkohet ta kryeni pjesën tuaj, mund t’ju duket e padrejtë. Por, në jetën reale, mes të rriturve, duhet të japësh që të marrësh. Të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë se si mund të arrish marrëveshje. Dhe, sulmet personale nuk do të ndihmojnë, sepse ato, në fakt, diskreditojnë njerëzit që sulmojnë” – tha ai.

Në lidhje me Banjskën, Lajçaku tha se nuk është bërë mjaftueshëm.

Qartazi nuk mund të thuhet se është bërë mjaftueshëm kur njerëzit që janë përgjegjës, duke nisur me Millan Radoiçiqin, që e ka pranuar përgjegjësinë, nuk është përballur ende me drejtësinë. Natyrisht se askush nuk mund të thotë se është bërë mjaftueshëm. E përsërisim që ai duhet të mbahet përgjegjës për atë që ka bërë” – tha ai.

Në fund, Lajçaku foli edhe për vështirësinë e heqjes së masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Pozicionin tim e kam bërë shumë të qartë publikisht. Menjëherë pas Banjskës kam bërë thirrje publike për heqje të masave kundër Kosovës, si gjest i mbështetjes dhe solidaritetit në këtë periudhë të vështirë. Mendoj që e kemi humbur një mundësi të mirë për t’i hequr. Më vonë, siç po e shohim, po bëhet më e komplikuar dhe më e vështirë. Por, është në agjendë të Këshillit dhe vendet anëtare po vazhdojnë të diskutojnë për to” – ka thënë Lajçaku.

Lajme të ngjashme