Lajçak vjen nesër në Kosovë, pasnesër në Serbi
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të qëndrojë nesër në Kosovë.
Kështu raporton televizioni publik i Kosovës bazuar në burime.
Pas Kosovës, pasnesër Lajçak do të shkojë në Serbi.
Në takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakordua për deklaratën mbi të pagjeturit si dhe u prezantua draft-statuti për Asociacionin.
Ndërkohë, emisari Lajçak, pas qëndrimit një ditësh në Kosovë, ku do të ketë takim me kryeministrin Kurti, të premten është konfirmuar se do të udhëtojë drejt Serbisë për takim në Beograd me presidentin Vuçiq.
Përvec takimeve me Kurtin e Vuçiq, Lajçak pritet të takohet dhe me kryenegociatorët, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, me qëllim të përgatitjes së takimit te radhës në nivel kryenegociatorësh.
Kjo vizitë vjen në kohë kur Qeveria e Kosovës shkarkoi nga detyra Ekipin menaxhues që hartoi draft statutin Asociacionit dhe replikave të forta mes zëdhënësit të BE-së, Peter Stanos dhe zyrtarëve kosovarë, në lidhje me këtë çështje.