Raportohet se Lajçak do të vizitojë të hënën Kosovën
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër do të vijë në Kosovë, në një vizitë sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë.
Arsyjet e vizitës ende nuk janë bërë të ditura por që pritet të diskutojë me bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm të dialogut, sidomos për avancimin rreth propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, por edhe për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Sic raporton Radio Evropa e Lirë ai mund të vazhdojë vizitën në Serbi.