Lajçaku thotë se Kurti s’do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit - NACIONALE

Lajçaku thotë se Kurti s’do ta fusë Kosovën në rrezik të izolimit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ka folur rreth pritshmërive të tij karshi kryeministrit Albin Kurti.

Gjatë një interviste për medien italian "La Stampa", Lajçak është shprehur i bindur që Kurti do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që mos ta çojë Koosvën drejt një izolimi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë saktësisht në linjë me ne. Ai (Kurti, shën.red.) e di. E di se cilat janë pritjet. E di që për Kosovën është ekstremisht e rëndësishme të ketë një mbështetje të fortë ndërkombëtare, sepse pikërisht një gjë të tillë Kosova e ka gëzuar nga fillimi. Nuk kam dyshim që (Kurti, shën.red.) do të jetë mjaftueshëm i përgjegjshëm që të mos e fusë vendin e tij në rrezik të një izolimi. Kështu ai po nxjerr përfundimet e duhura”, ka theksuar Lajçaku, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme