Lajçak të premten vizitë zyrtare në Prishtinë - NACIONALE

Lajçak të premten vizitë zyrtare në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Më 10 mars, Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, do të realizoj udhëtim zyrtar në Kosovë, raporton Koha.net

Ai përveç me zyrtarë të qeverisë do të takohet edhe me liderë të partive opozitare.

Që nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ky është udhëtimi i parë i Lajçakut në Prishtinë.

Kujtojmë se në takimin e Brukselit me 27 shkurt të këtij vitit, kryeministri Kurti u takua me presidentin Vuçiq nën ndërmjetësimin e shefit të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe Lajçakut.

Kreu i qeverisë kishte thënë se takimi ishte pozitiv dhe se propozimi evropian është i pranueshëm dhe i pandryshueshëm.

"Patëm një takim pozitiv, konstruktiv në Bruksel dhe ky takim ishte konfirmim që propozimi evropian është i pranueshëm i pandryshueshëm. Unë qysh më herët pata thënë që është bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara. Tash, ecja përpara do të jetë për planin e zbatimit, por do të ketë edhe takim të radhës të nivelit të lartë, diku kah mesi i muajit mars, sërish me lehtësimin e Borrell dhe Lajçak." - ka deklaruar Kurti.

Lajme të ngjashme