Lajçak takon komandantin e KFOR-it, flasin për urën e Ibrit - NACIONALE

Lajçak takon komandantin e KFOR-it, flasin për urën e Ibrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka qëndruar sot në Prishtinë, ku është takuar me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij, Lajçak ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

Në takim është folur edhe për çështjen e urës së Ibrit.

“Ata përsëritën përkushtimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin në dobi të sigurisë në mbarë Kosovën dhe stabilitetit rajonal. Gjithashtu rikonfirmuan se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin NATO e mbështet, përfshirë përmes përpjekjeve të KFOR-it. Kjo është kyçe për sigurinë e të gjitha komuniteteve. KFOR-i mban prani fikse në urën e Mitrovicës dhe kryen patrullime në zonat përreth”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Lajme të ngjashme