Lajçak takohet zëvendësministren kanadeze për Evropën, flasin për dialogun Prishtinë - Beograd - NACIONALE

Lajçak takohet zëvendësministren kanadeze për Evropën, flasin për dialogun Prishtinë - Beograd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ndihmës zëvendësministren kanadeze për Evropën, Sandra McCardell.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se McCardell e ka informuar për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe në dialogun Prishtinë – Beograd.

“Shumë mirënjohës për mbështetjen e fortë kanadeze për punën e BE-së në rajon”, ka shkruar Lajçak.

Lajme të ngjashme