Lajçak: Situata mbetet e brishtë, pavarësisht qartësisë së hapave për uljen e tensioneve - NACIONALE

Lajçak: Situata mbetet e brishtë, pavarësisht qartësisë së hapave për uljen e tensioneve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miroslav Lajçak, emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka shprehur edhe njëherë shqetësimet e tij lidhur me përshkallëzimin e tensioneve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Lajçak, i cili ka qenë jashtëzakonisht aktiv kohëve të fundit në rolin e tij si ndërmjetës, pohoi se pavarësisht hapave të qartë për de-eskalim, situata vazhdon të mbetet e brishtë. Çka na tha emisari në raportimin e ti të përjavshëm?

Lajçak njoftoi në Facebook se, së bashku me ekipin e tij, kanë kaluar ditët e fundit në Bruksel duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të koordinuar hapat e tyre të ardhshëm në adresimin e krizës në veri të Kosovës.

Emisari shprehu keqardhjen për faktin se tensionet vazhdojnë të vazhdojnë, pavarësisht përpjekjeve për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore.

"Kalova dy ditët e fundit në Bruksel, ku ekipi im dhe unë kemi punuar ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të koordinuar hapat tanë të ardhshëm në adresimin e krizës së vazhdueshme në veri të Kosovës. Fatkeqësisht, pavarësisht nga ekzistenca e hapave të qartë për të ulur me sukses tensionet, situata mbetet e brishtë. I gëzuar për interesimin e anëtarëve të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian 🇪🇺, të cilët më ftuan së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të DG-NEAR Gert Jan Koopman për një diskutim të përbashkët rreth situatës, zhvillimeve të fundit në Dialog dhe përpjekjet tona për të ulur tensionet në terren në veri të Kosovës," - shkroi Lajçak.

Ndëshkimet e BE-së

Acarimi i marrëdhënieve mes Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian si rezultat i zhvillimeve të fundit në veri të vendit ka bërë që këta të fundit të përgatisin masa sanksionuese kundër Kosovër për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Siç kishte mësuar REL, mes masave sanksionuese përfshiheshin edhe “pasojat financiare”, konkretisht bëhet fjalë për një pëzullim i fondeve të Bashkimit Evropian për Kosovën. Mes masave sanksionuese financiare, REL kishe mësuar se do të përfshiheshin edhe “takimet në kuadër të bashkëpunimit financiar”.

Kujtojmë se BE-ja tashmë ka vënë në veprim disa masa sanksionuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës është njoftuar më 28 qershor. Ndër masat e BE-së, bëhet e ditur se është edhe suspendimi i fondeve në kuadër të IPA 2024.

Kështu është bërë e ditur në një përgjigje nga Bashkimi Evropian për Gazetën Express.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e paraqitura nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim në Bordin e ËBIF më 29-30 qershor.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

Suspendimi i fondit të IPA-së është vetëm një prej masave të ndërmarrura nga BE-ja për të treguar se mungesa e veprimeve të mjaftueshme për të zgjidhur konfliktin në veri të Kosovës nuk do të tolerohet.

Kosova ka mbetur po ashtu jashtë Programit të Evropës Digjitale. Bëhet fjalë për një program miliardësh të Bashkimit Evropian që synon të përshpejtojë hapat e zhvillimit teknologjik. Ky program synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës dhe të sigurojë financim për projekte në fushat e teknologjisë dhe inovacionit.

Derisa vendet e rajonit, si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë përfituar nga ky program, lënia jashtë e Kosovës ka sjellë shqetësime dhe reagime nga opozita, ndërkohë që udhëheqësit e qeverisë kanë heshtur.

Këtë tashmë e ka konfirmuar vet Qeveria e Kosovës në një përgjigje për Dukagjinin duke njoftuar se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është shtyrë me kërkesë të Bashkimit Evropian.

“Sipas njoftimit të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Rrjetet, Përmbajtjen dhe Teknologjinë e Komunikimeve, data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian është shtyrë”, kanë deklaruar nga Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme