Lajçak shkruan për vizitën në Kosovë: Gjithë vëmendja jonë tani duhet të jetë te normalizimi - NACIONALE

Lajçak shkruan për vizitën në Kosovë: Gjithë vëmendja jonë tani duhet të jetë te normalizimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak ka shkruar në Tëitter për vizitën e tij që pati sot në Kosovë.

Ai ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë diskutuar për pritshmërtië e takimit të radhës.

“Para takimit të javës së ardhshme mes kryenegociatorëve, sot vizitova Kosovën. Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi diskutuam për pritshmëritë për javën e ardhshme. Gjithë vëmendja jonë tani duhet të jetë në normalizimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksin e Ohrit.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, Lajçak sot vizitoi edhe veriun e Kosovës, para vizitës që do ta ketë nesër në Serbi.

“Kosovo-Online” raporton se Lajçak gjatë qëndrimit në veri, është pyetur edhe në lidhje me atë se a është takuar me kryetarët, por që është përgjigjur se “nuk është e vërtetë”.

Ai po ashtu, është pyetur edhe nëse ka bërë një propozim të ri për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Asnjëra nuk është korrekte, sa i përket procesit, ju e dini pozicionin e Bashkimit Evrpian. Procesi është ligjor, por nuk jep një zgjidje afatgjatë politike, dhe kjo duhet të arrihet përmes një marrëveshje politike.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme